Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka mohuar se në takim me Dejona Mihalin ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti. Paparaci raportoi sot se ata u takuan sot në Gërmi, derisa prezent në takim ishte edhe Maqedonci.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në një deklaratë për Kallxo.com ka mohuar se në një takim që kishin mbajtur sot bashkë me Dejona Mihalin, ishte edhe shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

Ai ka thënë se takimi ka qenë i rastësishëm por tha se Ajeti nuk ishte prezent aty.

“Jo, rastësisht jemi taku, unë kam qenë me Durimin që e kam djal të dajës dhe një ish- koleg, nuk ka qenë Petriti shefi i AKI-së. Takimi me Dejonën ka qenë i rastësishëm dhe tema e diskutimit ka qenë tërësisht e lire për përditshmëri…Vendi ka kamera të sigurisë dhe kush dëshiron mundet me i shiku e me i marrë”, ka thënë Maqedonci.

Tutje, ai shtoi edhe se Durim Abdullahut, që shihet në tavolinë, i janë referuar si këshilltari i tij , por në fakt Maqedonci e ka familjar, konkretisht djalë të dajës.

“Vendi ka kamera të sigurisë dhe kush dëshiron mundet me i shiku e me i marrë”- tha tutje Ejup Maqedonci. Krypometri ka kontaktuar edhe Durim Abdullahun, i cili shihet në pamjet që ka publikuar “Paparaci”. “Mëngjesin e sotëm, sikur pothuajse çdo fundjavë, kam dalur për të ecur në parkun “Gërmia”, bashkë me Ministrin e Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci, me të cilin bëjmë bjeshkatari prej vitesh pasi që kemi lidhje familjare, pra jemi të afërm familjarisht”- tha Abdullahu