Sara Hoxha nuk i paska vënë kapakun sherrit me Dafina Zeqirin.

Mes zhurmës dhe aludimeve se ka një krizë në çift me parnerin e saj Ledi Vula, aktorja i është rikthyer sherrit të bujshëm me Dafina Zeqirin.

Sara ka ripostuar një status të reperit Drake, i cili shkruan: “Duke më bllokuar mua pasi më ke bërë keq, është të bllokosh veten. Në fakt është gjëja më e konsiderueshme që kam parë të bësh”.

“Ah Drake”, ka shkruar Sara, duke nënkuptuar se bie plotësisht dakord.

Kujtojmë se i gjithë sherri nisi për shkak të një komenti të Ledrit, dhe sot ky i fundit dhe Sara nuk e ndjekin më në Instagram Dafinën, dhe as këngëtarja çiftin.
E ftuar në një emision televiziv, Sara Hoxha tha se gjithçka nisi për atë koment dhe Dafinës nuk kishte pse t’i mbetej hatri.

Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”, tha Sara.

Pas deklaratës së Sarës, reagoi Dafina, e cila postoi një status ku i kërkon Sarës mos t’ia përmendë më emrin.

“Goce kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd. Boll ma përmende emrin. Kaq e vështirë është? Je e fiksuar, qetësohu”, shkruante Dafina.

Në lidhje me postimin e sotëm të Sarës, do të presim për të parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Dafinës, apo nëse kjo e fundit e ka mbyllur këtë histori