Maqedonia e Veriut pa hamendje mbështet shtetin kosovar në aspiratat për t’u bërë anëtare e organizatave evropiane dhe ndërkombëtare, siguron kryetari i Komisionit për Eurointegrime, Arbër Ademi.
“Takimet tona janë të vazhdueshme, të rregullta, që kanë të bëjnë me shkëmbim të përvojave mes dy vendeve në realizimin e aspiratave tona të përbashkëta, që është anëtarësimi në BE dhe progresi që duhet ta shënojmë gjatë rrugës për ta arritur këtë qëllim final. Ritheksuam edhe njëherë qëndrimin tonë se Evropa nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën edhe RMV-në, dhe se jemi të hapur për bashkëpunim në të ardhmen për aktivitetet tona në drejtim të realizimit të synimeve të përbashkëta.”, – theksoi kryetari i Komisionit për Eurointegrime, Arbër Ademi, përcjell Politiko.mk
Komisioni për Eurointegrime dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës, në takim edhe me anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme dhe me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilët po ashtu në fokus ka qenë diskutimi për të ardhmen e të dy vendeve fqinje.