
Tiktokerja e cila prezantohet si “Goddess_claws” adhuron thonjtë e saj ndërsa ka 36 vjet që i mban të gjatë gjersa nuk i shkaktojnë probleme në përditshmërinë e saj.
Në një nga videot e fundit, ajo i ka shfaqur me krenari duke thënë “ja vajzat e mia”.
Gruaja me kënaqësi u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj dhe zbulon se si është të jetosh me thonj të tillë.
Gjithçka që bëj ua përshtata atyre. Mund të shkoj edhe në bowling”, tha ajo.
Videot e saja morën shumë vëmendje dhe njerëzit ndanë mendimet e tyre në komente. Shumë u interesuan pse ajo mban një gjatësi të pazakontë.
Sepse ata janë thonjtë e mi natyralë dhe sepse burri im i do ata”, tha ajo.
E pyetur se sa kushton “mirëmbajtja”, ajo zbuloi shifra befasuese.
“Çdo tre javë shpenzoj nga 140 deri në 225 euro”, pohoi ajo. /Telegrafi
https://vm.tiktok.com/ZMjtMXoou/