Në buxhetin për për vitin 2024 e që është 3.3 miliardë euro, është përfshirë edhe rritja e koeficientit të pagave për sektorin publik, e që për vitin e ardhshëm do të jetë 110 euro.

Por, nga kjo pritet të përfitojnë vetëm kabineti qeveritar.

Kështu po vlerësojnë opozita.

Ndërsa, rritjen për vetëm 5 euro më shumë në vlerë të koeficientit deputetja Bajrami po e sheh si tallje me qytetarët.

Ajo, këtë e ka lidhur me rritjen e inflacionit në vend, duke thënë se nuk e reflekton as për së afërmi.

“Koeficienti i pagave 110 Euro është tallje me qytetarë, rritje e koeficientit për vetëm 4.7% derisa inflacioni në shtator të vitit 2022 ka qenë 14.7% e në shtatorin e këtij viti 4.2%, do të thotë rritja e koeficientit prej 5 euro as për se afërmi nuk e reflekton shkallën e inflacionit në vend”, ka shtuar deputetja Bajrami për Front Online.

Ish-ministrja Bajrami deklaron se buxheti i vitit 2024 është rritur vetëm për 76 milionë euro më shumë sesa ai i këtij viti.

Dhe sipas saj, me këtë rritje nuk mund të ketë rritje buxhetore në sektorët vital për vendin.

“Buxheti për vitin 2024 është paraparë të jetë 3.314 miliardë Euro, është vetëm 76 milionë Euro ose 2.3% më i madh sesa buxheti i këtij viti, i cili sipas ligjit në fuqi është 3.238 miliardë Euro. Rrjedhimisht me vetëm 76 milionë Euro, nuk mundësi që të ketë rritje buxhetore nëpër sektorët vital, e kritika jonë kryesore është të struktura buxhetore dhe ngecjet e mëdha në investime kapitale”, ka thënë ajo, për Front Online.