Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka pezulluar për një kohë të pacaktuar ministrin e Trashëgimisë, Amichai Eliyahu nga mbledhjet e kabinetit, thuhet nga kabineti i Netanyahut, transmeton Anadolu.

Në një intervistë mëngjesit të sotëm për radion lokale izraelite “Kol Berama”, Eliyahu tha: “Sulmi bërthamor në Rripin e Gazës është një nga opsionet e Izraelit”. Ai theksoi se është kundër çdo ndihme humanitare për banorët e qytetit të rrethuar palestinez, i cili prej ditësh bombardohet pa mëshirë dhe pa dallim nga ushtria izraelite dhe përpiqet ta pushtojë.

“Ne nuk do t’u dorëzojmë ndihmat humanitare nazistëve. Palestinezët nuk kanë të drejtë të ekzistojnë. Kushdo që valëvit flamurin palestinez apo të Hamasit nuk duhet të vazhdojë të jetojë”, ka thënë Eliyahu.

“Fjalët dhe realiteti i Amichai Eliyahu nuk janë të njëjta dhe nuk pasqyrojnë realitetin dhe politikën e qeverisë së Izraelit. Izraeli dhe ushtria izraelite po veprojnë në përputhje me standardet më të larta të ligjit ndërkombëtar për të parandaluar dëmtimin e njerëzve që nuk janë të përfshirë në konflikt. Ne do të vazhdojmë kështu deri në fitore”, tha Netanyahu duke shpjeguar vendimin për pezullimin e ministrit Eliyahu.