Herolind Ademi, gazetar i KIKS Kosova, është kërcënuar me jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Sipas AGK-së, gazetari është kërcënuar për shkak të hulumtimit që është duke realizuar për piraterinë e IPTV. Një pjesë e mesazhit shqetësues që e ka publikuar AGK është:

“Haver, vec mbyllunse sakt ta kam adresen pot tregoj veq mbyllun dhe kos dil. Vec pot kallxoj terheku prej meje e mos munperzij se nuk han ma buk. Fol me kon dush pot kallxoj mos mu perzij ne pun te mija qe din me jetu edhe naj dit qikaq di met than pik”.

Rasti bëhet e ditur se është raportuar në polici teksa AGK e ka ftuar policinë që me urgjencë ta trajtojë rastin dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet për t’i ofruar sigurinë e nevojshme gazetarit./Front Online