Ushtria izraelite tha se një organizatë siriane sulmoi me dron një shkollë në qytetin jugor izraelit të Eilat dhe se për këtë ishte kundërpërgjigjur ndaj Sirisë.

Ushtria nuk tha se cila organizatë në Siri e dërgoi dronin në Eilat, qytet rreth 400 kilometra nga pika më e afërt e territorit sirian.

Megjithatë, deklarata shtoi se ata e konsiderojnë qeverinë siriane plotësisht përgjegjëse “për çdo aktivitet terrorist nga territori i saj”.

Raportimet për sulmin me dron, i cili shkaktoi dëme të vogla, nuk treguan nëse ka të lënduar, shkruan skynews.

“Në përgjigje ndaj një droni nga Siria që goditi një shkollë në Eilat, IDF sulmoi së fundmi organizatën që kreu sulmin. IDF e mban regjimin sirian plotësisht përgjegjës për çdo aktivitet terrorist që buron nga territori i saj. Ne do t’i përgjigjemi çdo agresioni kundër Izraelit”, thuhet në njoftim.

Izraeli ka rritur praninë në Detin e Kuq për të mbrojtur më mirë bregdetin jugor ndërsa Shtetet e Bashkuara gjithashtu kanë një prani të konsiderueshme detare në zonë.

Ndryshe, Eilati është dalja kryesore e Izraelit në Detin e Kuq. /Telegrafi/