Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është hapur këshillmorja e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis.

“Hapëm këshillmoren e parë falas për HIV, Hepatit B, C dhe Sifilis në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Studentëve”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Ai njoftoi se “në këtë ambulantë mund të bëhen pa pagesë teste rapid, në konfidencialitet të plotë për HIV, Hepatit B, Hepatit C dhe Sifilis, dhe rezulatet merren brenda 20-30 minutave”.