
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka bërë publik draftin që pesëshja e emisarëve ia ka sjellë më 21 tetor.
Dhe, këtë po thotë se po e bën pasi kështu ia kërkuan ndërkombëtarët.
Por, të shtunën ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka publikuar draft-statutin për të cilin pretendon se është i “pesshës së madhe” evropiane për Asociacionin.
Ai tha se drafti është pikërisht ai që i është paraqitur kryeministrit Kurti.
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, për Front Online ka deklaruar se
“Mirëpo, ajo çka është me të vërtetë shumë e rëndësishme është një far tentative e kryeministrit të vendit për mi ik informimit të deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës për atë se çka është në fakt ky draft-statut që është punuar nga BE-ja. Mendoj që është gabim. Tek e fundit do të vijë dita që s’ka me pas qare pa i informua edhe qytetarët edhe deputetët, mirëpo frikohem që do të jetë vonë”, ka deklaruar Qalaj për Front Online.
Sipas tij, Kurti ka qasje të gabuar sa i përket kësaj çështjeje.
“Mendoj, që në këtë fazë ka qenë shumë e rëndësishme që kryeministri i vendit ta ndajë këtë draft-statut me Parlamentin e Kosovës, me deputetët dhe ndonëse kemi të bëjmë me një çështje që është shumë e rëndësishme për vendin ta merr edhe mendimin edhe kontributin edhe të partive opozitare se si ta gjejmë një rrugë që ky draft-statut të jetë sa më i favorshëm për shtetin tonë. Është gabim edhe qasja e kryeministrit Kurti dhe mendoj që Kosova do ta paguajë një çmim mjaftë të rrezikshëm”, ka thënë deputeti Qalaj./Front Online