Shqipërisë i mjafton një pikë sonte për ta mbyllur grupin në krye, por kuqezinjtë do të zbresin në fushë për fitore.

Sylvinho pritet të bëjë gjashtë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen ndaj Moldavisë.

Thomas Strakosha do të zërë vendin e Etrit Berishës mes shtyllave. Ivan Balliu pritet ta nisë nga minuta e parë në krahun e djathtë të mbrojtjes. Në vend të Elseid Hysajt.

Ndërkohë që do të ketë ndryshime edhe në repartin e mesfushës.

Me Keidi Baren që zë vendin e Ylber Ramadanit, ndërsa Nedim Bajrami mbetet në sulm.

Ndryshime do të ketë edhe në sulm, aty ku Mirlind Daku dhe Myrto Uzuni do e nisin ndeshjen nga minuta e parë.

Shqipëria: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Balliu, Mitaj, Asllani, Bare, Uzuni, Bajrami, Asani, Daku.

Ishujt Faroe: Lamhague, Danielsen, Faere, A. Edmundsson, Davidsen, Vatnhamar, Bjartallo, Joensen, Andreasen, Hendriksson, J. Edmundsson.