“Me përkushtim të madh po punojmë që të përmirësojmë infrastrukturën rrugore në fshatrat tona”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Më tutje ai tha se ky investim po bëhet që banorët e këtyre fshatrave të kenë qasje më të lehtë në shkollë dhe shtëpi të shëndetit, ku përndryshe ndikon edhe në zhvillimin ekonomik.

“Duke investuar në asfaltimin e rrugëve në fshatra ne po e bëjmë të mundur që banorët të kenë qasje më të lehtë në shkollë, shtëpi të shëndetit dhe patjetër ndikon në zhvillim ekonomik”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të vizitojnë fshatrat tona, sepse do të mahniteni me bukuritë mbresëlënëse të tyre. E mbi të gjitha do të mbushni mushkëritë me ajër të pastër dhe do të gjeni rehati shpirtërore”, përfundoi ai.