Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor thotë se po përgatiten me shpejtësi për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që duhet të mbahen këtë pranverë.
Thotë se janë duke u kompletuar të gjitha organet e ngarkuara për zhvillimin e zgjedhjeve.
Tregon edhe për “luftën”, që po e bën përfaqësuesja e BDI-së në këtë komision. Thotë se ajo kërkon që me rastin e themelimit të komisioneve komunale zgjedhore dhe këshillave zgjedhorë, KSHZ-ja të udhëhiqet sipas regjistrimit të fundit, duke përfshirë edhe popullsinë. që ishte regjistruar si jorezident, gjë që do të lejonte një numër më të madh të shqiptarëve etnikë në këto organe.
Deklaron se kundër Ditmire Shehut ishin të gjithë në KSHZ dhe pohon se e njëjta ka paraqitur padi në Administratë.