Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në “Pressing” në T7 duke folur për zgjedhjet e dyfishta të cilat e presin Maqedoninë ka thënë se kandidati i LSDM-së për president do të dështonte nëse nuk e merr paraprakisht edhe mbështetjen e shqiptarëve. Sipas Thaçit, këtë e thonë dhe vërtetojnë anketat, raporton indeks.mk
“Ne do duhet ti japim mbështetje kandidatit për presidentit nga LSDM-ja, nuk është si në 2019, por duhet të merremi vesh edhe për Qeveri. Për ne në këtë rast është një plus. Me sa unë kam kuptuar nga deklaratat e ndërkombëtarëve, mes reshtash se edhe ata janë për mos-fragmentarizimin e këtyre që e kanë mbajtur këtë qeverisje”, tha mes tjerash kreu i PDSH-së.
Sipas Thaçit, dëmi do të ishte tepër i madh nëse në garën për president, partitë shqiptare opozitare nominojnë kandidatin e vet.
“Dëmi është shumë i madh nëse ata dalin me kandidat shqiptar. Mirkuptimi tek bashkësia ndërkombëtare është zero. S’kam drejtë ndoshta ta përmendi, por unë kam qenë në tavolinë kur u është thënë, nxjerrja e kandidatit shqiptar nga ana juaj, e ndihmon vetëm VMRO-në që ajo të kthehet në pushtet, në mënyrë direkte”, deklaroi Thaçi.
Ai zbuloi mes tjerash se ndërkombëtarët nuk e duan kthimin e VMRO-së në pushtet./indeks.mk/