Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Ismaili ka uruar ish-kryeparlamentarin Talat Xhaferi me rastin e konfirmimit të tij si kryeministër i parë shqiptar.

Ismaili duke e vlerësuar lartë figurën politikë të Xhaferit, e quan këtë vendim si një e arritur historike jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut por për të gjithë rajonin.

Statusi i plotë:

Urime kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut!

Udhëheqja e qeverisë nga ana e z.Talat Xhaferi është një e arritur historike jo vetëm për shqiptarët atje, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe rajonin mbarë!

Lidershipi dhe vizioni i z. Xhaferi hap rrugën për një të ardhme më të ndritur për të gjithë.

I dëshiroj suksese në përballimin e sfidave, arritjen e unitetit dhe prosperitetit për të gjithë në Maqedoninë e Veriut!

https://www.facebook.com/share/6Zm7DerDP8KgXgSa/?mibextid=WC7FNe