Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në emisionin special në Klan Maqedoni, kushtuar ditës historike të emrimit të kryeministrit shqiptar, ka treguar edhe bisedën me kryeministrin e kohës, Branko Cërvenkovski.

Ahmeti ka kujtuar se me Cërvenkovskin ka biseduar për Marrëveshjes së Ohrit dhe se i ka thënë atij, se pikërisht kjo marrëveshje është tapi që bënte shqiptarët zot në shtëpinë e tyre, raporton indeks.mk

“I thash, unë më qiraxhi nuk jam. Jam në tokën time, un nuk kam asnjë varr, asnjë trashëgimi tjetër ku, përvec këtu në këto hapsira ku kam jetuar, prandaj MO nuk do të zverdhet në arkiva, ajo është tapi që më bën zot në shtëpinë time, ju duhet të reflektoni, ju nuk do ta keni të lehtë. Dikur ishte tabu, ministër i mbrojtjes shqiptar, i jashtëm shqiptar, i brendshëm shqiptar. Të gjitha këto ishin tabu”, tha Ahmeti./indeks.mk/