Pas seancës së votimit për Talat Xhaferin si Kryeministër i parë shqiptar, zëvendëskryeministri, Artan Grubi, deklaroi për mediat se do ta flas koha për veprimin e opozitës shqiptare që bojkotuan këtë moment historik.
Grubi tha se me këtë veprim ata u reshtuan krah opozitares VMRO-DPMNE dhe forcave pro-ruse.
“Është vendim i tyre. Do ta vlerësojnë qytetarët më 8 maj se a kanë vepruar drejt, a kanë berë mirë apo keq që në një rast historik, a dëshironi të jeni pjesë apo të reshtoheni bashkë me VMRO-DPMNE-në dhe të mos votoni për këtë qeveri të udhëhequr nga një shqiptar. Politikanët, lidertët, definohen nga mënyra se si veprojnë në momentet kyçe të historisë, ndërsa në këtë moment u dëshmua ikja nga përgjegjësia dhe reshtimi krah VMRI-DPMNE-së dhe politikave pro-ruse”, deklaroi Grubi. /indeks.mk