
Ish-Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka uruar Talat Xhaferin për pozitën Kryeministër i parë shqiptar.
Haradinaj shkruan se shqiptarët duhet të unifikohen dhe të votojnë bashkarisht për kryeministrin shqiptar, sepse është moment historik.
Statusi i plotë:
Zgjedhja e Talat Xhaferit si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut është më shumë se lajm ditor dhe më shumë se sukses i një grupacioni politik, prandaj edhe sot pozitë e opozitë duhet të unifikohen dhe ta votojnë në mënyrë plebishitare kryeministrin e parë shqiptar të këtij shteti. Ndryshe do mbeten në kujtesën historike si njerëz që historia do i gjykojë. Ka kohë mjaft për kundërshtime pozitë-opozitë.
Përndryshe, kjo është datë e shënuar për kombin shqiptar.
https://www.facebook.com/share/oH3ArLfZ3yQDgfkp/?mibextid=WC7FNe