Gazetari i njohur, Arben Ratkoceri për televizionin Klan Kosova ka deklaruar se para disa viteve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut janë prodhuar ligjet më anti-shqiptare, teksa sot në atë vend o votua Kryeministri i parë shqiptar, Talat Xhaferi.
Deklarata e plotë:
Pjesë nga një prononcim për ediconin e lajmeve qendrore në Klan Kosova
“Ndoshta do të duket pak patetike, por unë kam lindur dhe rritur shumë afër këtij objekti. Mu në këtë kuvend të Maqedonisë, në adoleshencën time janë prodhuar ligjet më anti-shqiptare. Kujtoj Ligjin për ndalimin e pagëzimit të fëmijëve me emra shqip, lejoheshin vetëm emra arap ose turk, ligji për ndalimin e flamurit ose ligji tjetër për mbylljen e shkollave në gjuhën shqipe”, ka thënë Ratkoceri duke shtuar se tani në një distancë kohore ndoshta jo shumë të largët historike mu në këtë objekt zgjidhet kryeministri i parë shqiptar. ( Klan Kosova)