Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së Shefket Musliu ka uruar kryeministrin e ri shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.

“Urime bashkëluftëtari im tani kryeministër z. Talat Xhaferi

Ditë Historike jo vetëm për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por për mbarë shqiptarët.

Rrugën e nisur në ilegalitet te cilen e kurorëzove nën petkun e UÇK-së e cila solli marrëveshjen e Ohrit, sot po na bën krenar qe nga qëndresa në istikame në karrigen e Kryeministrit të Republikës së
Maqedonisë së Veriut.
Gjithashtu vlerësoj lartë largpamësinë e liderit të shqiptarëve te Maqedonisë së Veriut z. Ali Ahmeti.
Ftoj lidershipin e Luginës së Preshevës qe të ndjekin dhe të marrin shembull se si duhet vepruar qe marrëveshja e Konçulit të realizohet në përpikmëri.
Urime z. Xhaferi !
Urime gjithë kombit shqiptar !”, ka shkruar Musliu.