“Njerëzit kanë tëntuar ta nëncmojnë, jo 100 ditë, jo teknik,… ideja është për ta normalizuar barazinë. Kishte incident kur Talat Xhaferi u zgjodh kryeparlamentar për herë të parë, për herë të dytë, kur prapë u zgjodh Talat Xhaferi, nuk ndodhi diçka e tillë.

Shqiptarët morën tapinë, bashkëqeverisim në ekzekutiv, dje kryeparlamentarin, sot kryeministrin nesër presidentin”, ka thënë i pari i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani në “Debat Plus” me titull “Nga UCK-ja në krye të RMV”.

Panelistët KM shqiptar në RMV e kanë vlerësuar si rritje të madhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë.

“Pas pavarësisë së Kosovës, ngjarja më e madhe. U thye blloku”, tha mes tjerash analisti Astrit Gashi