Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i ftuar sonte në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10 ka  folur për procesin historik të zgjedhjes së kryeministrit të parë shqiptar në Maqedoni të Veriut.

Në mes të tjerash ai poashtu ka folur edhe përgjimet të cilat i’u janë bërë poashtu ai ka thënë se nuk ka një shtetë rezervë.

“Fillimisht më kanë përgjuarë për 24 orë dhe kam shkuar tek kryeministri i atëhershëm dhe ministri i punëve të brendshme i thash largoni këtë pengesa të cilat më keni bërë  sepse nuk më hapet telefoni nga 6 deri 7 orë dhe në përgjime ju mua nuk mund të më zini dhe unë ju them se çka flas në telefon e flas  edhe ne televizion”, ka thënë ai.