
Duke komentuar procedurën parlamentare të përzgjedhjes të Talat Xhaferit si kryeministër shqiptar, kreu i PED Arijanit Hoxha e ka cilësuar si abdurd gjestin e disa deputetëve shqiptar që fituan dikur mandatin me kauzën e kryeministrit të parë shqiptar dhe më 28 janar vendosën të mos votojnë.
Ai me këtë aludoi në deputetët e Lëvizjes Demokratike të Izet Mexhitit që madje adresuan edhe kritika duke u munduar të minimizojnë peshën e këtij akti historik.
”“Ju keni një pjesë politike në kuadër të opozitës shqiptare, që votat apo mandatin e vet politik e ka marrë pikërisht me agjendën e kryeministrit shqiptar dhe është shumë absurde që ai deputet që ka marrë mandat me këtë kauzë të mos e votojë”, tha Arjanit Hoxha.