Ministri i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Talat Xhaferit, Bujar Osmani duke folur për këshilltarin e kryeministrit Kurti, tha se ai është një anonimus në vendin tonë.

Sipas tij, distancimi i vazhdueshëm i Kurtit flet shumë.

Osmani thotë se veprimi i Kurtit dhe Osmanit ka nxjerë bllof, këshilltarin që sipas Osmanit dëshiron të përfitojë nga kjo.

“Qoku është një anonimus në RMV, por pozita këshilltar i jep një “rëndësi”, Kurti u distancua nga deklarimet e Qokut, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani uruan dje kryeministrin Xhaferi. Distancimet e vazhdueshme të Kurtit nga Qoku flasin shumë.