Një pasagjer dhe pesë pjesëtarë të stafit janë lënduar kur një aeroplan i American Airlines bëri një ulje të vështirë në aeroportin Kahului në Hawaii të shtunën.

“Fluturimi 271 i American Airlines me shërbim nga Los Angeles (LAX) në Maui (OGG) përjetoi një problem me uljen në OGG”, tha American Airlines në një deklaratë për CNN.

 

Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjashtë personat e lënduar u transportuan në spital dhe më pas u liruan.

Ndërkohë bëhet e ditur se në bordin e aeroplanit kishte 167 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit.

Sipas American Airlines, aeroplani “u hoq nga shërbimi për inspektim nga ekipi i mirëmbajtjes”.

Ndërsa Departamenti i transportit i Hawait konfirmoi gjithashtu për CNN se aeroplani “bëri një ulje të vështirë” në aeroport të shtunën pasdite. /Telegrafi/