Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim në një intervistë për emisonin RTK Prime u shpreh se synimi kryesorë i BDI-së është forcimi i marrëdhënieve me fqinjët e Maqedonisë së Veriut. Ai u shpreh edhe për marrëdhëniet e mira që ka me Kurtin dhe me shumë personalitete të tjera të fushës së politikës në Kosovë.

“Zotin Kurti e kam prit disa herë në zyrat e mia në Tetovë, unë kam shumë miqë në Kosovë dhe të gjithë i konsideroj vllezër dhe motra. Unë nuk kamë marrë anë në Kosovë dhe kam dashur të kem vllazëri me gjithë dhe kjo nuk është demagogji sepse unë kam dashur të forcohen marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.
Nuk them që dikush bën fushatë atje por unë nga vllezërit e mijë nuk pres goditje, nuk kam regjistruar ndonjë fakt konkret sa i përket fushatave atje. BDI-ja bën politika autonome ka platfromë dhe program të vetin, nuk i bëjmë gjërat sot për nesër, por ka orientim se ku duhet të jemi ne mbas 20 vjetësh. Nuk ka asgjë të keqe nga takimet edhe unë kam qenë me zotin Kurti me bashkëpuntorët e mi. Mvarësisht se cila parti dhe udhëheqës krijon ca objektiva për veprim, por kjo që tha Mexhitit nuk përkon me deklaratën e Kurtit në Shkup i cili tha se VV-ja nuk merr pjesë në zgjedhje.
Edhe nëse VV-ja merr pjesë nuk mendoj se mund të ndikojë në rezultat sepse elektorati është mjaft i përcaktuar në maqedoni, dhe unë nuk e bëj panik këtë për fushatë, dhe nga të gjitha studimet që bëhen BDI-ja ka elektoratin më të besueshëm. Ne jemi duke bërë përgaditjet tona me njerëz të të gjitha profileve, sepse BDI-ja ka kapacitet për t’u përballë me të gjitha nivelet, sepse vërtet ka kuadro të mirëfillta dhe të përgatituara”, tha Ahmeti. (politiko.mk)