Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier bëri thirrje sot për një “koalicion më të gjerë kundër ekstremizmit” pas raporteve për një mbledhje të kohëve të fundit të ekstremistëve të djathtë në Potsdam, të cilët mbrojnë deportimin e miliona emigrantëve.

Steinmeier u takua me punonjës dhe drejtues të sindikatave për të diskutuar “kohezionin social dhe gjendjen e demokracisë” në Gjermani, raporton AP.

Ai tha se protestat kundër ekstremit të djathtë në Gjermani janë një “sinjal i fortë për demokracinë gjermane” dhe shtoi se tani nevojitet një aleancë në popull, kompani, kulturë dhe shoqëri – “një aleancë kundër ekstremizmit dhe për demokracinë”.

Prej dy javësh në Gjermani po zhvillohen protesta kundër Alternativës së djathtë për Gjermaninë dhe mbështetësve të tjerë të së djathtës. Ministria e Policisë vlerësoi se rreth 576,000 njerëz morën pjesë në protestat kundër ultra të djathtës mes të premtes dhe të dielës.