Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit të SHBA Joe Biden për 3 ushtarët amerikanë të vrarë në një sulm me dron në bazën ushtarake amerikane në Jordani.

“Në emër të popullit shqiptar, pranoni ngushëllimet e mia për William Rivers, Kennedy Sanders dhe Breonna Moffett, tre shpirtra të guximshëm që bën sakrificë për mbrojtjen e lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Në këto kohë të vështira, duhet të qëndrojmë të bashkuar. Si vende aleate, Shqipëria qëndron në krah të SHBA-së me solidaritet dhe vendosmëri”, ka shkruar Kryeministri Edi Rama në mesazhin e ngushëllimit.

Tre ushtarë amerikanë u vranë më 28 Janar në bazën ushtarake të SHBA në Jordani nga një sulm me dron.

Përveç tre ushtarëve të vrarë, Pentagoni tha se më shumë se 40 trupa të tjerë u plagosën gjatë sulmit.

SHBA ka akuzuar grupe të lidhura me Iranin për këtë sulm dhe ka paralajmëruar se do të hakmerret.