Festivali Synny Hill, i cili ka tërhequr vëmendjen e dashamirësve të muzikës dhe kulturës në Kosovë dhe më gjerë, do të kthehet sivjet me një edicion të ri që premton të sjellë ngjyra, muzikë dhe art në zemrën e Prishtinës.

Duke transformuar qytetin në një skenë të madhe, ky event do të mbahet nga data 25 deri më 28 korrik.

 

Festivali “Synny Hill” është bërë një ndalesë e rëndësishme për të gjithë ata që kërkojnë përvoja autentike dhe të veçanta.

Me një fokus të qartë në zhvillimin e kulturës dhe mbështetjen e artistëve lokalë, ky festival ka sjellë në Prishtinë një diversitet të zhanreve të ndryshme.

Festivali do të hapë dyert për të gjithë ata që janë të etur për të eksploruar dhe për të përjetuar diçka ndryshe.

Me një kombinim të muzikës së zgjedhur me kujdes, hapësirave të mrekullueshme, Synny Hill do të jetë pa dyshim një nga pikat kulmore të verës në Kosovë. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/C3LRw9kIEGw/?igsh=Nm9sbWtkam50cnNx