Kryetari i komunës së Tearcës, Nuhi Neziri në një prononcim për portalin Tetova1 ka thënë se komuna shumë shpejtë do të fillojë me rikonstruimin e rrugës Dobrosht – Nerasht.

Shton se në seancën e parë të këshillit të komunës kemi vënë si pikë e parë të rendit të ditës rrugën Dobrosht – Nerasht.

“Ne në seancën e parë të këshillit të komunës kemi vënë si pikë e parë të rendit të ditës rrugën Dobrosht – Nerasht dhe i kemi fokusuar të gjitha resurset tona në këtë drejtim” ka deklaruar Neziri.

Megjithatë i pyetur se kur do të fillon dhe do mbaron ky projekt, Neziri nuk ka mundur të jap një kohë të caktuar pasi siç tha ai duhet edhe një vendim i këshilit të Komunës së Tearcës që do të përcaktoj planin aksional për realizimin e këtij projekti.