
Duke treguar projektet që i ka realizuar Qeveria, zëvendës kryeministri Artan Grubi ka thënë se u takon qytetarëve të vleësojnë se për cka do të mbahet mend kjo përbërje qeveritare.
Sipas Grubit, kjo përbërje i ka bërë shqiptarët krenarë dhe i ka bindur qytetarët po edhe vet shqiptarët se ata mund të qeverisin dhe dinë të qeverisin.
Shtoi se në tre vite e gjysmë sa është zëvendëskryeministër dhe BDI-ja në Qeveri këtë mandat nuk ka kaluar asnjë vendim margjinalizues dhe diskriminues.
“Është më mirë ta thuan të tjerët. Ky kabinet do të mbahet mend që u ka kthyer besimin shqiptarëve se mund të Qeverisin. I bëm shqiptarët të jenë krenarë, shqiptarët mund të udhëheqin, tre vite e gjysmë nuk ka kaluar asnjë vendim margjinalizues dhe diskriminues. Kjo përshtypje se shqiptarët mund të qeverisin më ka bërë krenarë”, tha Grubi.
Tregoi edhe projektin më të madhë që ka bërë kjo përbërje qeveritare.
“Në aspektin e realizimeve do të mbahemi mend për Korridorin 8-të. Projekt më I madhë infrastrukturorë që nga pavarësia e RMV, rruga e Kosovës, pikat kufitare, themelimi i institucioneve të reja në vend. Nga të gjithë ky mandat, kjo Qeverisje vlerësohet si më e suksesshme”, deklaroi ai.