Kreu i Komunës së Gostiavarit, njëherit edhe kandidat për president, në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka vërtetuar një tezë e cila flitej e përflitej në Gostivarë po edhe në Shkup e gjithandej ku ka shqiptarë.
Ai ka pranuar se flet turqisht. E me këtë ai ka konfirmuar edhe njëherë “llafet” që fliten në popull se Arben Taravari shqip flet vetëm kur është para kamerave dhe se në shtëpi ai flet gjuhën turke.




