Kryetari i BDI Ali Ahmeti sot ka marrë pjesë në eventin e organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta nën moton “Një kremtim në vigjilje të 7 dhe 8 marsit”.

Postimi i plotë:

Ishte kënaqësi që me ftesë të bashkëdrejtueseve të Bashkimit Demokratik për Integrim në kuadër të Sekretariatit për Mundësi të Barabarta të merrja pjesë në aktivitetin e organizuar nga ana e tyre nën moton “Një kremtim në vigjilje të 7 dhe 8 marsit”.

Rikujtuam ato shtigje të mbyllura që bashkë i hapëm, reflektuam mbi sakrificat dhe rolin jetik të grave shqiptare në betejat dhe kauzat tona kombëtare të lirisë e barazisë, për çka u jam përjetë mirënjohës.

Tek unë do të gjejnë gjithmonë vëllain e tyre të përkushtuar për t’i ndihmuar e mbështetur në çdo sfidë u del përpara.

Bashkë do të vazhdojmë të hapim shtigjet e reja të përparimit!

https://www.facebook.com/share/p/75ZGvHWUzyXrgYx2/?mibextid=WC7FNe