
“Vitet e ardhshme do të jenë të fokusuara në ekonomi”, kështu deklaroi në servisin publik në TVM1 Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për integrim njëherit edhe ministër i Ekonomisë.
Bekteshi bëri të ditur se njëra nga pikat kyçe të platëformës së BDI do të jetë Marrëveshja Kornizë Ekonomike. Shtoi se me Marrëveshjen Kornizë Ekonomike do të kemi investime kapitale si në infrastruktur,burime të rinovueshme të energjisë si dhe investime të dretpërdrejta të huaja dhe të vendit.