
Vendosja e flamurit shqiptar dhe atij të UÇK-së në kupolën e kishës në kalanë e Tetovës ishte ndër lajmet kryesore ditën e djeshme, për të cilën floën shumë portale në gjuhën shqipe po edhe në gjuhën maqedonase.
Por nuk ka shkuar gjatë dhe të njëjtit janë larguar nga po i njëjti vend. Heqja e flamujve është bërë nga ana e zyrtarëve policorë të SPB Tetovë.
Nga SPB Tetovë thonë se është vepruar menjëherë pas denoncimit.
“Dje pasdite në orën 17:30 në SPB Tetovë është raportuar se autorë të panjohur kanë vendosur flamurin kombëtar të Republikës së Shqipërisë në kupolën e kishës “Shën Athanasi” në kompleksin manastiri me të njëjtin emër në Kalenë e Tetovë, ndërsa në një shtyllë metalike në hyrje të Kalasë është vendosur një flamur me mbishkrimin UÇK. Menjëherë pas raportimit në vend është dërguar një ekip nga SPB Tetovë. Është bërë kontroll i plotë dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit”, ka bërë të ditur zëdhënësi, Marjan Josifoski.
Pyetja publike që parashtrohet nga të gjithë qytetarët e Tetovës është se pse Bilall Kasami nuk ka bërë denoncim në polici për heqjen e kryqit të vendosur në mënyrë ilegale në Kodrën e Diellit dhe pse nuk ndërmorri veprim për mbrojtjen e flamurit kombëtarë dhe atij të UÇK-së.