
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se është zgjidhur çështja e studimeve universitare për medresantët e vendit.
Shaqiri sqaron se tashmë me vendim nga qeveria, medresantët do të mund që pas shkollimit të mesëm të vazhdojnë studimet në fakultetet e vendit.
Statusi i plotë:
LAJMI I DITËS !
Me vendim qeverie zgjidhet problemi i “Medreses Isa Beu“
Nxënësit të cilët do ta kryejnë arsimin e mesëm në Shkollën e mesme islame “Medreseja Isa Beu” do të mund të regjistrojnë studimet universitare në fakultetet e vendit. Me këtë u zgjidh problemi shumë vjeçar për të cilin kishte kërkesa të vazhdueshme me vite të tëra.
Urime për medresantët. /indeks.mk
https://www.facebook.com/share/p/HoELbNHVHQA2w2Xt/?mibextid=WC7FNe