
Sadullah Duraku nga BDI në ClickPlus në TV21 ka folur për gardën e vjetër dhe të re të BDI-së. Thotë se të rinjtë e BDI-së janë për poste qeveritare, kurse garda e vjetër e BDI-së është për të realizuar misione – siç thotë – si i Frontit Europian.
“Unë nuk e di se çfarë nënkupton me gardën e vjetër dhe me gardën e re. Ne jemi një prej themeluesve të BDI-së dhe ne nuk jemi gardë e vjetër.
Nuk e themi për të keq?
Ëhë, në rregull, faleminderit. Ne, e para, momenti i tanishëm në Frontin Europian nuk mund ta bartin të rinjtë.
Pse?
Ende nuk i kanë kaluar shumë sfida. Disa sprova duhet të tejkalohen. Ali Ahmeti është misionar dhe misionin e tij e kryejnë shokët e tij të misionit. Këta garda e re, nuk janë misionar, këta janë politikanë. Misionari dhe politikani dallojnë njëri me tjetrin. Politikanë vrapon për post qeveritar, misionari jo”, tha Duraku.