Në Haraçinë po vazhdon ekspertiza e ekipit të Policisë lidhur me sulmin me armë zjarri ndaj kryetarit të kësaj komune, Ridvan Ibraimi me ç’rast të plagusur mbetën shoferi i kryetarit dhe një person tjetër.

Rasti ka ndodhur përderisa kryetari Ibraimi ka qenë duke inspektuar punimet për rregullimin e trotuareve në një ndër rrugët kyçe të Haraçinës, kur dy persona kanë hapur zjarr ndaj tij dhe ekipit shoqërues.

Dy personat e lënduar janë nisur menjëherë për në spitalin e qytetit në Shkup.

Sipas informacioneve të para, shoferi i kryetarit i është nënshtuar mënjëherë ndërhyrjes mjekësore për shkak të gjendjes së rënduar, ndërsa personi tjetër ka gjendje stabile jashtë rrezikut për jetë.

Rruga aktualisht mbetet ende e bllokuar teksa nga MPB nuk ka akoma asnjë informacion zyrtarë lidhur me rastin.

Kujtojmë se kryetari i Haraçinës ka qenë cak i sulmeve disa herë, rastet ai i ka paraqitur nëMPB dhe Prokurori mirëpo të njejtat ende nuk janë zbardhur.