Kandidati për deputetë i koalicionit VLEN Bekim Sali tha se nëse i dëgjon të dy palët, Kuvendi do të duhet të ketë 200 deputetë.

Gazetari: Kryetari i juaj Afrim Gashi në këtë studio tha se të fiton mbi 20 deputetë.

“z.Gashi është i atij qëndrimi që ne do të duhet të luftojmë që të kemi mbi 20 për t’i implementuar të gjitha politikat që i premtojmë tani, natyrisht këtu janë edhe partitë tjera politike që garojnë me numra të mëdha dhe nëse i dëgjojmë të gjitha anët, me siguri Parlamenti do të duhet të ketë mbi 200 deputetë, mirëpo numrat real i shohim ditën e votimit”, tha Bekim Sali – VLEN.

Ndryshe, ditë më parë kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka deklaruar se opozita shqiptare do të fitojë mbi 20 deputetë.