Zëvendëskryeministri Artan Grubi i ftuar në podcastin Politikanti.mk me Sasho Ordanoskin dhe Borjan Mihajllovskin duke komentuar akuzat e njëpasnjëshme të Izet Mexhitit ndaj tij potencoi se gjatë 22 viteve të kaluara në pushtet të Mexhitit, si nënkryetar i BDI-së, kryetar i degës së BDI-së në Çair, kryetar komune 3 mandare, ai është babai i gjithçkaje që perceptohej si negative në BDI, veçanërisht në Shkup nga radikalizmi deri në korrupsion.

Grubi mes tjerash ka përmendur edhe mbi 30 ndërtesat pa leje të ndërtuara dhe në mënyre joligjore të legalizuara në Çair.

Sipas tij Ali Ahmeti i delegoi përgjegjësi të mëdha Izet Mexhitit, por ai e keqpërdori besimin e tij, besimin e të gjithë bashkëpunëtorëve dhe votuesve që të bëhet personi më i pasur në të gjithë Shkupin