Zëvendëskryeministri Artan Grubi drejtpërdrejtë nga Sheshi Skëndërbeu, feston fitoren e kandidatit Bujar Osmani i cili i paraprin dukshëm Taravarit.
Grubi theksoi se sonte janë duke festuar të gjithë qytetarët të cilët votuan për fitoren e një Maqedonie europiane, dhetë cilët çliruan vendet që kishte okupuar opozita shqiptare në koalicion me VMRO-DPMNE-në.
Po festojmë sepse është çliruar Çairi, fitoi Maqedonia europiane, me të gjitha këto konstrukcione, të gjithë qytetarët shqiptarë dhe qytetarët e tjerë të cilët votuan ppër Bujar Osmanin, për Ali Ahmetit, për Frontin Europian, për një Maqedoni Europiane.
Jemi sot në sheshin Skëndërbeu që e ka ndërtuar Ali Ahmeti, dhe po festojmë fitoren tonë të madhe e cila do të jetë e dyfsishtë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Fitorja është e qytetarëve që çliruan Çairin, Zhelinën dhe të gjitha vendet që okupoi opozita në koalicion me VMRO-në”, tha Grubi.