Fitorja e bindshëm e Gordana Siljanovska në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut, i ka dhënë një shtysë liderit të opozitës Hristijan Mickoski të përgatitet për një tjetër fitore, atë në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen me 8 maj.

Edhe pse kanë mbetur edhe dy javë deri në zgjedhjet parlamentare, për shkak të ndryshimit të dukshëm të mbështetjes politike të shumicës së qytetarëve, lideri i VMRO-DPMNE po shqyrton mundësitë për të formuar qeveritë.

Mickoski e cilësoi fitoren si një cunami politik, i cili do të finalizohet me dërgimin e LSDM-së dhe BDI-së në opozitë. Ai e bëri të qartë që nuk do të nevojitet të negociojë me këto dy parti.

“Pavarësisht nëse do të fitojnë apo jo, BDI nuk është opsion as për të formuar qeveri.” Raportohet të kenë thënë Mickoski, kreu i partisë më të madhe opozitare.

Po teksa përjashtoi mundësinë e një koalicioni me partinë e Ali Ahmetit, kreu i VMRO-DPMNE-së raportohet se ka zhvilluar një bisedë telefonike me Arben Taravarin. Sipas njoftimit zyrtar ai e ka telefonuar për ta uruar për zgjedhjet presidenciale dhe për t’i dhënë mbështetje për zgjedhjet parlamentare.

Vet Taravari nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje me telefonatën. Ai përmes rrjeteve sociale ka hedhur poshtë raportimet nga mediat se është takuar me Ali Ahmetin duke theksuar se koalicioni opozitar koalicioni i tij “VLEN ” ka vetëm një qëllim: dërgimin e BDI-së në opozitë.