Propaganda ruse është e pranishme në Moldavi, por kjo nuk do ta prishë axhendën tonë evropiane, thotë zëvendëskryeministrja moldave për çështje evropiane Kristina Gerasimov, e cila sot qëndron për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

“Propaganda e Federatës Ruse dhe dezinformimi për të ardhmen tonë evropiane është i fortë, ata përdorin rrjetet sociale për të përhapur këto mesazhe frike, pasigurie për sigurinë tonë si vend, si dhe për paqen në Republikën e Moldavisë. Në të njëjtën kohë, kjo nuk është asgjë e re, ne i kemi parë këto mesazhe dhe tregime të tilla në të kaluarën, por megjithatë, ato nuk do të kenë sukses të prishin axhendën tonë evropiane, sepse qytetarët e Republikës së Moldavisë e dinë se BE-ja është një projekt për paqja, është një hapësirë ​​ku ka respekt të vendosur për të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit dhe këto janë vlerat e përbashkëta të çdo qytetari të vendit tonë”, tha Gerasimov në përgjigje të pyetjes së një gazetari pas konferencës së përbashkët për shtyp me zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq.

Për Moldavinë në rrugën e BE-së konsideron se mes sfidave më të vështira në pjesën e përgatitjes së vendit do të jetë harmonizimi me disa kapituj, nga legjislacini, i cili, thotë do të kushtojë shumë që të transmetohet në legjislacionin nacional. I veçoi kapitujt për mjedisin jetësor, bujqësinë, si dhe reformat në legjislacion dhe gjyqësor.