Nënkryetari BDI-së, Arbër Ademi sonte në Click Plus në TV21, ku po diskutohet për zgjedhet e 8 majit dhe rezultati i zgjedhjeve presidenciale theksoi se Fronit Europian mbështetet te vullneti i qytetarëve për dallim nga opsioni tjetër politik me të cilën edhe si humbës me një dallim prej 40 mijë votash dëshirojnë të bëhen partner të Mickoskit.

Ademi shtoi se një koalicion i tillë mes VMRO-së dhe humbësve te blloku politik shqiptar suspendon demokracinë dhe instalon vazalitetin.