Sot në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim me rastin e ditës së 1 Majit, preskoferencë për media ka mbajtur shefi i shtabit komunal të Tetovës Xhemail Jusufi, i cili tha se na si Front Europian nuk dolëm në piknik por vendosën të solidarizohemi me gjith punëtorët të cilëve ju shkelen të drejtat themelore, e në veçanti me punëtorët e ndërmarjes publike komunale Tetova, Tetovë.

“Lëvizja Besa erdhi në pushtet para gati tre viteve duke premtuar përmirsim të kushteve të punëtorëve të NPK-së por doli që e gjitha ishte një mashtrim i madh i radhës elektoral.Sot punëtorët e NPK-së nuk kan roga, nuk kan sigurim shëndetsorë, nuk kan jetë të dinjitetshme, madje shpesh her edhe kërcënohen dhe sulmohen nga menaxhmenti i komunës” tha ndër të tjera Jusufi.

Jusufi mëtej numëroi dhe dështimet e radhës të menaxhmetit të komunës së Tetovës, si çështja e menaxhimit të mbeturinave e cila është trumpetuar gjatë gjith kampanjës zgjedhore, por njëjtë si për çdo punë njëjtë dhe kjo DËSHTIM. Mbeturinat dhe deponitë janë të pranishme gjithkund në qytetin e Tetovës, nuk ka lagje që nuk e vuan këtë problem ndërsa autoriteve komunale nuk ju bëhet vonë.Me këtë adminsitratë të pa aftë komunale, problemet në qytetin tonë nuk kan fund.

Dështim i radhës nga autoritetet komunale siç tha Jusufi janë qentë endacak, janë reziku kryesorë që ju kanoset fëmijëve, dhe të gjithë banorëve të Tetovës.Nuk janë të pakta rastet ku jan kafshuar njerëzit, dhe të njëjtit as që jan dëmshpërblyer, nga komuna.

” Zyrtarët komunal duke filluar nga Kryetari Bilall Kasami, dhe varësit e tij siç duket duan të meren me çështje madhore dhe e kanë haruar totalisht Tetovën.Mirëpo edhe këtë punë nuk ditë ta bëjnë siç duhet, sa dolën jashtë Tetovës përfunduan në prehrin e VMRO-së e cila pa mëshirshëm po i udhëzon për të ecur agjendën e saj.Si rezultat i këtij vazaliteti sot e kemi kryqin në Kodrën e diellit i cili dhe pse është vendosur pa procedurat e nevojshme autoritet komunale nuk kan guximin që ta rënojnë, sepse mund të kenë hatër mbetje nga patroni i tyre në shkup” theksoi Jusufi.

 

Jusufi tha se Tetovarët nuk e meritojnë këtë përbuzje, që lëvizja besa po ja bën qytetit andaj në zgjedhjet e 24 prillit qytetarët ja treguan vendin dhe me 8 Maj do ja japin vulën fitores për Frontin Europian në Tetovë dhe të gjitha qytetet tjera, dhe ashtu qytetarët me 24 prill jua morën legjitimitetin për të qeverisur me Tetovën.