Ish deputeti i Lëvizjes Vetëvendsje, Haki Abazi, aktualisht deputet i pavarur në Kuvendin e Republikës së Kosovës ka marrë pjesë në një tubim të “Frontit Europian”.
Nga tubimi, Abazi ka thënë se i gjithë rajoni ka një drejtim dhe ai është drejtimi Evropian dhe Euroatlantik- Maqedonia e Veriut dhe Shqiptarët kanë përcaktuar drejtimin e tyre.
Sipas tij, zhvillimi i qëndrueshëm është rruga e vetme për jetë me dinjitet dhe shoqëri shqiptare që është zot në shtepinë e vet dhe kontribues i vlerave demokratike.
“I gjithë rajoni ka një drejtim dhe ai është drejtimi Evropian dhe Euroatlantik- Maqedonia e Veriut dhe Shqiptarët kanë përcaktuar drejtimin e tyre. Zhvillimi i qëndrueshëm është rruga e vetme për jetë me dinjitet dhe shoqëri shqiptare që është zot në shtepinë e vet dhe kontribues i vlerave demokratike”, ka shkruar Abazi.
https://www.facebook.com/share/p/PToMdEdywtrr6KFA/?mibextid=WC7FNe