
Aleanca e udhëhequr nga SHBA-ja tha se është e shqetësuar nga “aktiviteti hibrid” i Moskës në Çeki, Estoni, Gjermani, Letoni, Lituani, Poloni dhe Mbretërinë e Bashkuar.
NATO ka lëshuar një paralajmërim për aktivitetin “armiqësor” rus në të gjithë Evropën.
Bëhet e ditur se te aktivitetet keqdashëse hyjnë edhe “dezinformimi, sabotimi, aktet e dhunës, ndërhyrjet kibernetike dhe elektronike, dhe operacione të tjera hibride”.
Sipas NATO-s, të prekura nga këto aktivitete janë Çekia, Estonia, Gjermania, Letonia, Lituania, Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.