Në vazhdën e skandaleve të një pas njëshme të Opozitës Shqiptare, këtë herë është Bekim Qoku ai i cili përmes një statusi skandaloz ka ofenduar prindërit.

Pas humbjes së thellë të 24 prillit, Qoku tashmë si duket ka humbur edhe vetën dhe nuk përmbahet në deklaratat që bën.

Ai mllefin që ka ndaj Ali Ahmetit dhe BDI-së, këtë herë e ka adresuar me mallkime dhe ofendime dhe tek prindërit dhe kryefamiljarët shqiptar.

Postimi i plotë:

Kush ka fëmijë dhe voton sot BDI-në, ta dijë se është prind shumë i keq dhe frikacak.
BDI dhe patericat e saj nuk kërkojnë më votë politike. Pas gjithë kësaj kohe dhe tërë këtyre dështimeve 22 vjeçare, atyre u ka mbetur tashmë vetëm vota e blerë, vota klienteliste, votë shantazhi dhe kërcënimi. Që do të thotë, kur dikush ju kërkon votën për BDI-në, jua kërkon atë për një interes të ngushtë, jua do atë për ndonjë individ të veçantë, për interes tërësisht privat. Nuk ua kërkon votën për të ndërtuar rrugë, shkolla, spitale, për fuqi politike që do avanconte administratorët shqiptarë, për investim në universitet dhe dije, ekonomi dhe mirëqenie.
Kësaj radhe, zullumi nauk vetëm çi do pajke, po kur do bie, do dërrmohet, copëtohet, zgërlaqet. /indeks.mk