Është përururar sot shtatorja e heroit, Tahir Sinani në Bajram Curr.

Në mesin e të ftuarve është dhe Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i cili në fjalimin e tij tha se është krenari sot kur amaneti i hëronjëve si Tahir Sinani po jetësohet çdo ditë.

Ahmeti tha se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut sot kanë kryeministër shqiptar, gjuhë, flamur, univeristetë e gjithçka që dikur nuk kishin, ndërsa sot i gëzojnë të lirë brezat e rinjë.

“Sot vendoset ne bronz gjenerali Tahir Sinani. Gjenerali është vendosur një ditë krahas Mic Sokolit e Bajram Currit e Sali Manit. Më duket se dëgjoi raportin e tyre duke i thënë njëri tjetrit se në Shkup kemi Nexhat Agollit, Skenderbeun e Isa Boletinin. Gjuha shqipe sot është zyrtare dhe Maqedonia ka kryeministër shqiptar, se flamuri kombëtar valon në Maqedoni, se kemi tri universitete në tokën Dardane në Shkup e në Tetovë. Nga gjaku i derdhur i Tahir Sinanin vinë sot sokola me porosi nga Mehmet Gega i Tetovës, nga Struga e Komandant Strugës, nga Karadaku i Fadil Limanit. Vijnë këtu me porosi të Xhemë Hasës nga Gostivari e Mefailavë nga Zajazi, me porosi se ne shtatoren e bronztë e sollën. E dashur familja e Tahir Sinanit, lavdi gjithë të rënëve për liri. Rrofshi e qofshi tropojan. /TvKlan.mk