Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti I shoqëruar nga liderët e Frontit Europ ka shpallur rezultatet preleminare të zgjedhjeve parlamentare.

Në një konferencë para mediave dhe aktivistëve, Ahmeti s’bashku me liderët ka falënderuar aktivistët që sipas tij kanë bërë punën më të madhe

“të gjithë qytetarët që morrën pjesë në këtë cikël zgjedhor, zgjedhje të cilat kaluan në standarte të pranueshme është një provim i shtetit i institucioneve për organizimin e zgjedhjeve të lira demokratike, standard të cilin duhet akoma ta përparojmë sepse jemi në prag të antarësimit në BE. Do të doja të falemderoj të gjithë votuesit e Frontit, aktivistët dhe shefat e shtabeve të “Frontit për Europë” të cilët kanë bërë punën më të madhe që ne të dalim fitimtar e krenar. Të gjithë këta aktivist na kanë bërë krenar sepse jemi forca e dytë politike “Fronti Europian”. VMRO-ja ka ndihmu shumë Vlenin, oponenti jonë ka qenë VMRO-ja. Dallimi me VLENin është mbi 30 mijë vota. Qytetarët shqiptarët, turqit, boshnjakët romët të cilët kanë vepruar në kuadër të frontit janë për anëtarësim të pakompromis të vendit në BE. Ne si “Front” nga ky cikël dalim me 19 mandate. Sipas përllogaritjeve ka mundësi që të lëvizet edhe nga mandati 20, por deri më tash janë betonuar 19 mandate. Edhe ata të cilët kanë votuar oponentin ne jemi përfaqësues të të gjithë atyre që nuk kanë votuar për ne sepse kjo është rregull e demokracisë, jemi përfaqësues legal dhe legjitim dhe legjitimitetin na e kanë dhënë qytetarët shumica e shqiptarëve dhe komuniteteve tjera të vogla”, tha Ahmeti në konferencë.